Verrati: Dua të fitoj Ligën e Kampioneve

I intervistuar nga "UEFA.com', mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti ka folur për kompeticionin evropian, zhvillimin e tij dhe për dy trajnerët e tij të fundit, Carlo Ancelotti e Laurent Blanc."Liga e Kampionëve është një kompeticion mjaft emocionues, në të cilin çdo fëmijë ëndërron të luajë. Aty luajnë skuadrat më të mira evropiane dhe nëse je ende në këtë eveniment, do të thotë se je duke luajtur mirë. Të luash në këtë turne është fantastike dhe një ditë do të ishte speciale nëse do arrija ta fitoja", deklaroi sulmuesi italian.Më pas ai bën një krahasim mes Ligës së parë dhe Ligës së Kampioneve:"Kam menduar se kishte një diferencë të madhe ndërmjet kampionatit dhe Championsit, por tashmë kampionati është bërë mjaft ndërkombëtar. Të gjitha vendet po e zhvillojnë potencialin e tyre dhe kudo që luan, futbolli është gjithnjë i njëjti: nuk ka më diferenca të mëdha", vazhdoi Verratti.Në fund ka një koment edhe për Ancelotin dhe Blanc."Si Ancelotti, ashtu edhe Blanc, janë dy trajnerë që duan të aplikojnë lojë të bukur dhe kërkojnë fitore vazhdimisht, ndërsa e pëlqejnë mbajtjen e topit dhe nisjen e aksionit nga mbrojtja. Blanc është duke e vazhduar punën e nisur nga Ancelotti", përfundoi intervistën futbollisti italian.