Vigani eleminon City-in në FA Cup
Manchester City është eliminuar nga FA Cup pas humbjes 2:1 ndaj Vigan Athletik, në çerekfinale të këtij evenimenti. Pas triumfit në Kupën e Ligës, Citizens synonte edhe këtë trofe, por iu desh të largohej para kohe. Vigani duket se është një mace e zezë për Manchester City-in.Golat për Viganin u shënuan nga Jordi Gomez nga pika e bardhë në minutën e 27-të. Me gjithë përpjekjet e skuadrës vendase, rezultati i pjesës së parë do të ishte i pandryshuar. Fraksioni i dytë do të niste mjaft mirë për miqtë, teksa do të shënonin golin e dytë me James Perch në të 46-tën. Golin e vetëm për ekipin e Manuele Pellegrinit e shënoi Samir Nasri në minutën e 68’të. Minutat e mbetura janë shpresë për skuadrën e Pelegrinit, që kërkon me çdo kusht barazimin e rezultatit por nuk e arriti dot. Ky është viti i dytë radhazi që Vigani e mund Sitin ndërsa vazhdon shpresat për të shkuar në finale si një vit më parë ku triumfoi.Cityt i mbetet tani të luftojë për titullin kampionë në Premierligë, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka një detyrë të vështirë për të shkuar në çerekfinale, pas humbjes 2:0 në shtëpi nga Barcelona, në ndeshjen e parë të së tetës së finales.Skuadrat tjera që kanë kaluar në gjysmëfinale janë edhe Arsenali, që e eliminoi Evertonin, Sheffield United, i cili ishte më i mirë se Charlton Athletic dhe Hull City, që eliminoi Sunderlandin.