Napoli mund 1-0 Romën

Napoli është fituesi i supersfidës së javës së 27-të të Serisë A, kundër Romës. Të kaltërit triumfojnë 1-0 në “San Paolo” në një sfidë plot emocione ku rastet për gol nuk mungojnë nga të dyja skuadrat. Skuadra e Rafael Benitezit zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë me volum të lartë. Gjatë pjesës së parë, të kaltrit kishin një dominim në lojë por rastet ishin më të mira për Romën e cila detyron tre herë Reinën të bërë pritje shpëtimtare. Zhervinjo dhe Bastosishin bëhen protagonistë në dy raste në fundin e pjesës së parë. Mertens ju kundërpërgjigj duke lëshuar një goditje në hyrje të zonës e cila ndalet nga De Santis.Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat ndërsa e dyta do të hapej me dy raste të pastra të Kajehon dhe Higuain por nuk mundën të shënojnë. Pavarësisht këmbënguljes së Napolit dhe Romës për të realizuar, sfida zhbllokohet vetëm në minutën e 81-të, fal golit të Callejon i cili merr një krosim të artë të Guolam. Roma në fund pati një rast me Maikon por shifrat nuk do të ndryshonin. Ky është një sukses i rëndësishëm për të kaltërit që tashmë e shohin veten në vendin e tretë me 55 pikë 3 pikë më pak se verdhekuqtë e Romës në vendin e dytë. Ekipi i Benitez i bën nder Juventusit, që tashmë ka një diferencë prej 14 pikësh nga ekipi i Rudi Garcias.Ndërkohë pasi i eliminoi nga Kupa e Italisë, Udinese mposhti Milanin në Friuli me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së 27’të në Serie A. Në një ndeshje ku miqtë patën më tepër nga kontrolli i lojës, vendasit u shfaqën vazhdimisht të rrezikshëm nëpërmjet kundërsulmeve dhe pikërisht aty arritën të shënojnë edhe golin e fitores, me sulmuesin veteran Antonio Di Natale.Pjesa e parë nuk solli gola, pavarësisht rasteve për shënim për të dyja skuadrat.  Ndërsa, në minutën e 67’të, pas një aksioni të ndërtuar mirë, Di Natale mposhti portierin Cristian Abbiatti duke e dërguar topin në portën e zbraztë. Milani u mundua të kundërpërgjigjet, por nuk ia doli dhe pësoi humbjen e dytë të njëpasnjëshme, pas disfatës në fundjavën e shkuar nga Juventus.