Guardiola: Gotze nuk është si Messi

Pep Guardiola ka deklaruar se ylli i Bayern Munichut, Mario Gotze ka ende punë për të bërë përpara se mund të krahasohet me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi. Gotze ka tërhequr vëmendjen me lojën mjaftë të mirë gjatë këtij sezoni për Bayernin, pas transferimit në klub për 37 milionë euro nga Borussia Dortmund në verën e vitit të kaluar. Por, Guardiola ka insistuar se i riu nuk është ende në nivel me katër herë fituesin e Topit të Artë."Nuk mund të ketë krahasime mes tij dhe Messit. Messi është futbollisti më i mirë në histori", deklaroi ish trajneri i Barcelonës.Me tej ai shtoi se me shumë punë mesfushori Gjerman mund të përmirësohet."Ai është në vitin e parë në këtë klub, gjë që nuk është e lehtë, por ka luajtur shumë mirë. Është ende 21-vjeç dhe mund të përmirësohet. Ai është tashmë një prej futbollistëve më të mirë në Gjermani. Do mundohem ta ndihmojë, por Messi është në një nivel tjetër".Gotze ka shënuar gjashtë gola në 17 ndeshje me Bayernin, ndërsa Messi ka shënuar 14 gola në 18 takime në La Ligas për Barcelonën këtë sezon.