Duka rizgjidhet President i FSHF, premton rritje të investimeve në fushën e futbollit
Armando Duka rizgjidhet për herë të katërt president i Federatës Shqiptare të Futbollit.Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore ka votuar me 64 vota pro rizgjedhjes së Dukës ndërsa ky i fundit ishte kandidat i vetëm për president të FSHF-së.Ministrja e sportit Lindita Nikolla në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Asamblesë paraqiti projektet e qeverisë për zhvillimin e sportit.
“Vetëm duke ndërhyrë me strategji dhe masa efikase ne do të mund ta mbrojmë sportin dh eta kthejmë atë në një ndërmarrje dhe një aktivitet gjithëpërfshirës. Siç mund të jeni njohur me programin e qeverisë për sportin bazohet mbi dy kollona me vlerë etike për të ardhmen e sportit. Statusi i sportistit elitar bazuar në kriteret e arritura dhe rezultateve të larta, sporti në institucionet e arsimit parauniversitar dhe universitar. Do të shikojmë gjithashtu që në prioritet tona të kemi edhe skemën e financimit në një kuadër ligjor për sportin. Shumë shpejt do të njihemi edhe me një draft I cili do të diskutohet bashkarisht me ju për të dalë më pas me një produkt final” tha Nikolla.Në fjalën e tij, Duka theksoi se gjatë 4 viteve FSHF ka investuar në bashkëpunim me pushtetet vendore në përmirësimin e fushave të futbollit."Kemi investuar në 13 fusha me bar artificial dhe vendosjen e 6 impianteve të ndriçimit në vend. Investimet tani, në bashkëpunim me qeverinë do të përqëndrohen në rikonstruksionin e stadiumit të Elbasanit. Stadiumi i Elbasanit do të ketë standardet e duhura për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare” tha Duka.Armando Duka2002 - Armand Duka u zgjodh për herë të parë president i FSHF-së në Asamblenë e vitit 2002, kur konkurroi përballë Mehdi Bushatit2006 - Triumfi në zgjedhje përballë Salvador Kaçajt dhe Edmond Haxhiajt i siguroi 4 vite të tjera në drejtimin e futbollit shqiptar2010 - Duka u rizgjodh nga Asambleja e FSHF-së për herë të tretë duke triumfuar në raundin e parë përballë Refik Halilit dhe Rudi Vatës.