Kritikohet Moyes, Mustafi ndjehet më shumë Shqiptarë
E përditshmja britanike Daily Mail ka publikuar një tjetër artikull kritikues në drejtim të trajnerit të Manchester Unitedit, David Moyes. Por, këtë herë skocezi nuk është sulmuar për ndonjë rezultat të dobët në drejtimin e kampionëve të Premierligës. Moyes është kritikuar për vendimin që gjatë kohës sa ishte në Everton, lejoi largimin e Shkodran Mustafit, si futbollist i lirë më 2012, ndërsa futbollisti shqiptar dje u ftua në Kombëtaren e Gjermanisë nga trajneri Joachim Lëv, për ndeshjen miqësore me Kilin që do të luhet të mërkurën e ardhshme.Mustafi është një prej futbollistëve të rinj që i janë bashkuar skuadrës së Gjermanisë, së bashku me Mattias Ginter ngas Freiburg, Pierre-Michel Lassoga nga Hamburg dhe Andre Hahn nga Augsburg.Ata do të luajnë së bashku me yjet Bastian Schëeinsteiger, Mario Gotze, Mesut Ozil dhe Lukas Podolski në ndeshjen ku Lëv do të përcaktohet për skuadrën e tij në Kampionatin botëror në Brazil. Mustafi gjatë ditëve të fundit është përfolur edhe për një ftesë të mundshme të Xhani De Biazit për sfidën e radhës miqësore por kjo hipotez u shua dje teksa Mustafi më në fund ka realizuar ëndrrën për ët luajtur me pancerat.Gjatë një interviste për sport ainz ku ka sqaruar se është larguar nga skuadra e Evertonit për te Hamburgu ëpr të provuare një avaenturë të re. Në fund ai ka rrëfyer edhe dicka mjaftë interesante lidhur me kombëtaren tonë: "Në familjen time ne flasim shqip dhe konsumojmë ushqime si në Shqipëri. Ndjehem më shuam shqiptar se Gjerman edhe pse kam lindur në Gjermani. Për momentin po mendoj vetëm për mundësinë që më është ofruar te Gjermania. Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me zgjedhjen time pasi kështu do të bënte cdo futbollist i ri.