Balotelli dhe mallkimi Juventus

Mario Balotelli vuan. Krahu vazhdon ta shqetësojë: përgatitje e personalizuar dhe mungesë në stërvitjen kolektive para duelit mes Milanit dhe Juventusit. Gjasat janë shumë të pakta për të hyrë në fushë të dielën në mbrëmje në San Siro. Balotelli me shumë mundësi do të qëndrojë në bankinë. Balotelli nuk mori pjesë as në stërvitjen e djeshme, dhe nuk I mbetet gjë tjetër vec ta shohë edhe njëherë tjetër nga tribuna ndeshjen përballë Juventusit. Sot ai do t'i nënshtrohet testeve të fundit pas të cilave Clarence Seedorf do të kuptojë më mirë nëse mund të llogarisë shërbimet e yllit italian. Në vend të tij do të luajë Giampaolo Pazzini, ndaj Juventus vazhdon të shfaqet si mallkim për Balotellin.I transferuar te Milan në janar 2013, Balotelli nuk luajti në duelin e parë mes Juventusit dhe Milanit më 21 prill 2013 për shkak të një pezullimi. Supermario mungoi në takimin e fazës së parë pasi u duhej të plotësonte dënimin prej tre ndeshjesh që i dha federata Italiane, pas kartonit të kuq që mori në sfidën me Napolin. Gjatë këtij sezoni Balo është aktivizuar në 22 ndeshje duke gjetur rrugën e rrjetës vetëm 12 herë , 10 në kampionat dhe 2 në Ligën e Kampioneve.