Anceloti: Duhet të fitojmë edhe ndeshjen e dytë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thurur elozhe për ekipin e tij, i cili mposhti Schalken me rezultat 6:1, në ndeshjen e pare një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Trajneri italian e ka konsideruar këtë si një 'ndeshje perfekte', në të cilën nga dy gola shënuan Cristiano Ronaldo, Karim Benzema Gareth Bale, ndërsa për vendësit golin e nderit e realizoi Klaas-Jan Huntelaar."Ndeshja ishte perfekte. Ishte fantastike. Ne luajtëm përgjithësisht mirë, duke punuar si një ekip. Jam krenar me tërë ekipin tim. Gjithçka shkoi si duhet sonte, në mbrojtje dhe në sulm. Veçanërisht tre lojtarët që luajtën në sulm, që ishin mjaft të rrezikshëm", u shpreh ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat dhe Paris Saint Germainit për “Canal Plus”.Me gjithë avantazhin nga ndeshja e parë, Ancelotti këshillon lojtarët e tij ta respektojnë kundërshtarin dhe tifozët e tij. Ai insiston se futbolli është i çuditshëm dhe se lojtarët e tij duhet të luajnë në ndeshjen e kthimit, si të ishte rezultati i barabartë në sfidën e parë. Tekniku italin kërkon një lojë të mirë edhe në “Santiago Bernabeo”.Në fund ai ka folur edhe për ndeshjen me Atletikon në fundjavë:"Shpresoj të përsërisim të njëjtën gjë me Atletiko Madriditn. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për kampionatin". Ndërsa i pyetur nëse galaktikët janë favorit për të fituar kampionatin, italiani preferoi të qëndronte me këmbë në toke duke u shprehur se është ende herët.