Gati shkëmbimi Balotelli-Lamela

Vera po afron dhe spekulimet për një largim të mundshëm të Mario Balotellit nga Milanit, po shtohen. Sipas mediave italiane, kuqezinjtë mund ta bëjnë një shkëmbim me Tottenhamin, duke i dhënë sulmuesin italian, ndërkohë që në “San Siro” do të përfundonte sulmuesi i talentuar, Erik Lamela. Argjentinasi i pëlqen shumë kuqezinjve, të cilët e kanë ndjekur atë nga viti 2011, para se ai të përfundonte te Roma. Ndërkohë, 'Super Mario' nuk e ka fshehur dëshirën për t'u rikthyer në Premierligë.Balotelli nuk do ta priste aspak mirë faktin se Milani mund të mos luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, kështu që futbollisti italian mund t'i bëjë valixhet gati. Vlera e kartonit të dy futbollistëve është afërsisht e njëjtë, kështu që ky shkëmbim mund të realizohet. Duhet të priten muajt e ardhshëm për ta kuptuar qëndrimin e të dyja klubeve, njofton e përditshmja italiane “Tuttosport”.Kujtojmë që Balo mbërriti në Milano për një shifër prej 25 milionë eurosh pasi Manchester City nuk e preferonte më sumuesin problematik me një talent të madh. Edhe te kuqezinjtë bëmat nuk kanë munguar por kohët e fundit janë minimizuar shumë kjo edhe fal mbërritjes në krye të stolit të Seedorfit. Që nga ardhja e  holandezit Super Mario ka marr vetëm një karton të verdhë ndaj Kaljerit, ku edhe mori një pezullim për shkak se  kishte arritur kuotën e 3 kartonave.Ndërsa Lamela nuk po kalon aspak një moment të mirë në Angli teksa pas dëmtimit nuk po arrin të tregojë aftësitë e tij dhe një largim në Itali do të ishte zgjidhja më e mirë për të.