Misioni Europa League për skuadrat italiane

Katër skuadra italiane në çerekfinale të Europa League, është diçka që nuk ndodh që nga viti 2000, duke i dhënë fund epokës se kjo Kupë ashtu si ajo e Italisë nuk janë të rëndësishme.4 finalet në vitin `90…,  `91…, `85… dhe `98… janë një kujtim i largët, pasi në atë kohë seria A konsiderohej si një ndër më të mirat në botë. Gjatë këtij sezoni në këtë kompeticion është edhe Juventusi që do të kërkoj të shkojë deri në finale pasi do të luhet në shtëpinë e saj në "Juventus Stadium".Nëse kualifikohen të katër skuadrat italiane do të jetë një arritje për Italinë. Juventus do të ketë një ndeshje të fortë me Trabzonsporin, duke rikthyer kujtime të këqija nga Turqia. Do të ishte diçka e pabesueshme nga ana tjetër nëse Fiorentina nuk kualifikohet sonte në shtëpinë e saj, pasi sfidën e parë e ka fituar 3-1 në transfertë me Ejsbergun. Napoli ka barazuar 0-0 sfidën e saj në Angli dhe sot do të kërkoj të fitoj për të kaluar në turin tjetër. Në realitet ka një dyshim të madh që mban emrin e skuadrës së Lacios, që në sfidën e parë është mposhtur në shtëpinë e saj nga Ludgorets. Tashmë skuadra e Rejës duhet të fitojë në Bullgari për të kthyer edhe Serinë A me katër skuadra në Europa League.Mjaft interesant është edhe fakti se në rast kualifikimi të Juventusit dhe Fiorentinës, të dyja do të ndeshen së bashku në turin tjetër.Një arsye më shumë për të vazhduar në këtë kompeticion është edhe klasifikimi në rankimin e UEFAS-s. Nga 1990 skuadrat italiane kanë fituar 5 herë në Europë. Në vitin 1996, Milan 1994, 2003, 2007 dhe Interi në 2010.Sa i përket rivalëve, niveli i tyre nuk është më i mirë se i skuadrave italiane. Totenhemi dhe Porto rrezikojnë të mos kualifikohen. Sevija dhe Valencia janë të 7-tët dhe të 8-ët në La Liga, Benfika dhe Bazeli të parët në Portugali dhe në Zvicër. Asgjë e pamundur nëse flasim për Juventusin e  Antonio Kontes. E njëjta gjë vlen dhe për Napolin me bomberin Higuain, si dhe Fiorentinën që po zhvillon një sezon mjaft të mirë.