Formacioni i Javës në Champions League

Ka marrë fund faza e parë e një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Ndeshjet e zhvilluara të martën dhe të mërkurën kanë qenë shumë të rëndësishme, duke dhënë indiciet e para se cilat skuadra mund të vazhdojnë më tej në këtë kompeticion.Real Madridi i Carlo Ancelottit ka shkëlqyer në Gelsenkirchen, duke e mposhtur Schalken 6:1. Përvec golashënuesve, Bale, Benzema e Cristiano Ronaldo, ndaj ekipit gjerman kanë impresionuar edhe Casillas e Xabi Alonso. E shkëlqyer ka qenë edhe paraqitja e Borussia Dortmund në Rusi ndaj Zenitit: Levandovski shënoi dy gola dhe ishte protagonist, ndërsa Piszczek-Reus në krahë ishin çelës i suksesit.Befasia e dy ditëve të fundit pa dyshim ishte Olympiakosi, i cili e mundi me rezultatin 2:0 Manchester Unitedin, i cili tashmë është në rënie të lirë. Si rezultat i këtyre ndeshjeve, faqja Yahoo.it ka nxjerr formacionin më të mirë të katër ndeshjeve që u zhvilluan në mesjavë në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.Kështu formacioni është 4-2-3-1Në portë është Kasijas. Në mbrojtje Azpilikueta, Manolas, Çedju dhe Pizçek. Përpara tyre janë Kembëll dhe  Alonso. Ndërsa treshja Bejl, Ronaldo dhe Reus janë përzgjedhur pas Levandovskit të vetëm në sulm.