Kualifikohen Napoli dhe Fiorentina

Një ndër ndeshjet më të interesante të raundit të 1/16-ve në Europa League mes Napolit dhe Suonsi ka përfunduar me fitoren e vendasve të cilët kanë fituar 3-1 ndaj Suonsi. Sfida e parë mes tyre përfundoi e bardh ndërsa e dyta dhuroi një spektakël të vërtet. Vendasit e nisën më mirë ndeshjen por miqtë janë shumë të rrezikshëm në kundërsulme. Në minutën e 10-të Emnes do të jepte sinjalin e parë ndërsa Napoli do të reagonte me Insinje që merr një top nga Higuain dhe me një parabël te lehtë e dërgo n topin në rrjet. Skuadra uellsjane do të vazhdonte të krijonte shumë raste me Boni por do të ishte De Guzman në minutën e 30-të ai që do të arrinte të barazonte rezultatin.Pjesa e parë d o të mbyllej me këtë rezultat ndërsa fraksioni I dytë do të ishte akoma më shumë spektakolar se I pari. Pas shumë tentativave goli për Napolin do të vinte vetëm në minutën e 78-të me Gonzqalo Higuain që bën një goditje Brenda zones ë cila nuk arrin të ndalet nga Vorm. Në minutën e 93-të Inler do të shënonte golin e tretë për Napolin për të mbyllur cështjen e kualifikimit. Skuadra tjetër italiane Fiorentina e cila ishte një hap larg kualifikimit për në raundin tjetër nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e saj. Golit të Josip ilicic në minutën e 47-të ju përgjigj Vestergard në minutën e 90-të