Ronaldo ka refuzuar Barcelonën

Cristiano Ronaldo refuzoi mundësinë e transferimit te Barcelona, para se t'i bashkohej Real Madridit. Kështu është shprehur ish presidenti i klubit, Ramon Calderon.Ylli portugez kaloi në Madrid më 2009 për 94 milionë euro nga Manchester United dhe u bë ikonë në Santiago Bernabeu duke fituar Topin e Artë 2013 pas paraqitjeve fantastike për klubin dhe Kombëtaren. Por, ish presidenti i Realit, Calderon ka rrëfyer se ish trajnerii Unitedit, Sir Alex Ferguson dëshironte ta dërgonte futbollistin në Barcelonë, por Ronaldo refuzoi.I pyetur nëse skocezi u mundua ta dërgonte Ronaldon në Barcelonë, Calderon tha për talkSPORT: "Është e vërtetë. Për disa javë ai shprehu dëshirën që Ronaldo t'i shmanget Real Madridit, duke ia ofruar Barcelonës.Blaugranët Ishin shumë të lumtur por në momentin vendimtar Ronaldo deklaroi: "Nuk do të shkoj në asnjë klub tjetër përveç Real Madridit". Kështu u arrit akordi me United për 94 milionë Euro dhe të gjithë pastaj ishin të kënaqur. Reali mori lojtarin më të mirë në botë dhe Ronaldo shkoi aty ku donte, sepse lojtarë si ai nuk duan vetëm paratë, por një klub që u jep lavdi dhe mundësi për të fituar tituj".Në 21 ndeshje të kampionatit, luzitani ka shënuar 22 herë këtë sezon, por veç golave,është puna sipas Calderon që e diferencojnë atë nga futbollistët e tjerë:"Ishin vetëm tre, katër, ose pesë klube që mund t'i dhuronin atë që kërkonte".