Juventus dhuron spektakël në Turqi
Juventus e ka kthyer në një ndeshje miqësore sfidën e dytë ndaj skuadrës turke të Trabzonsporit. Bardhezinjtë arritën të fitonin me të njëjtën rezultat si në ndeshjen e parë. Antonio Konte hedh në fushë formacionin e dytë ku Buffon, Bonuci, Vidal dhe Pogba janë të vetmit yje që preferohen të luajnë nga minuta e parë. Juventus dominon gjithcka që në minutat e para kur rastet janë të shumta ndërsa Kivrak kthehet në tabel qitje. Fillimisht Markizio, Vidal dhe Osvaldo të gjithë frenohen nga portier turk. Deri në minutën e 18-të loja do të zhvilohej vetëm në një portë atje ku pas një aksioni të bukur Xhovinko frenohet fillimisht nga Kivrak por më pas Arturo Vidal është I saktë për at shtyrë topin në rrjet.Skuadra e Antonio zKontes nuk ndalet këtu pro do të kërkonte edhe një tjetër gol, rastet janë të shumta ndërsa goli vjen vetëm në minutën e 33-të ku Xhovinko ketë herë vet do të jepte një asist për Osvaldon që do të shënonte golin e dytë në Europa League pasi kishte realizuar edhe në sfidën e parë. Më pas Konte mendon vetëm për Milanin, teksa zëvendëson Pol Pogba për ta mbajtur sa më të freskët. Edhe në fraksionin e dytë skuadra italiane do të dominonte në çdo pjesë të fushës por do të ulte shumë ritmin dhe nuk do të shënonte më një tjetër gol. Në raundin e 1/8-ve bardhezinjtë do të kenë përballë Fiorentinën, ndërsa do të projektohet dhe një duel strategësh mes Monteles dhe Kontes.