Villas Boas ëndërron Realin dhe Barçën
Andre Villas-Boas e ka pranuar se ëndërron që një ditë ta udhëheq Barcelonën ose Real Madridin. Pasi e mori 'profesionin' nga Jose Mourinho, trajneri portugez bëri emër te Academica, më pas te Porto, para se ta merrte në dorë Chelsean, ku dështoi në sezonin e tij të parë në Stamford Bridge.Më pas, ai u rikthye në Premierligë, duke u bërë trajner i Tottenhamit, por pas 18 muajsh, atij iu mbyll dera edhe nga Spërsat, për shkak të formës së dobët që shfaqi ekipi nën drejtimin e tij. Pasi dështoi në avaneturëne tij në Angli, ai ka hedhur sytë nga Spanja, që e shikon si të ardhmen e tij."Real Madridi dhe Barcelona janë dy prej klubeve më të mira në botë. Njëra nga ta ndoshta ka fituar më shumë tituj, por tjetra ka shkruar historinë kohët e fundit. Për mua, si trajner i ri, do të ishte ëndërr ta drejtoj njërën prej tyre", ka thënë portugezi për të përditshmen spanjolle, Marka.Villas-Boas ka punuar me Gareth Bale në sezonin e fundit tek Totenhemi, para se mesfushori uellsian t'i bashkohej Real Madridit për 100 milionë euro verën e kaluar. Ish trajneri i uellsianit e ka përshëndetur vendimin e tij për të kaluar te galaikët."Ai ishte i jashtëzakonshëm. Bejl ka shënuar shumë gola të bukur në Premierligë sezonin e kaluar, ndaj nuk është një befasi", vazhdoi Villas Boas. Me tej ai shtoi se:"Ai mund të adaptohet mjaft mirë në Madrid. Ai është i vetëdijshëm se po përballet me njërën prej sfidave më të mëdha në karrierë. Ai kishte disa oferta, por vendosi të shkonte në ekipin me më shumë trofe", përfundoi trajneri portugez.