Chelsea barazon, Mancini ndal Mourinho-n
Roberto Mancini ndal Jose Mourinhion. Pas zërave të shumtë gjithmonë flet fusha atje ku nuk ka munguar spektakli.Në “Turk Telekom Arena” atmosfera është e jashtëzakonshme ndërsa Murinjo dhe Manicini vazhdojnë duelin me vendosjet taktike nga bankina. Stambolli vazhdon të jetë qytet i nxehtë për shumicën e kundërshtarëve të skuadrës turke.Special One zgjedh të lërë në tol Samuel Eto'on ndërsa nga minuta e parë në fushë është Fernando Torres. Blutë e Londrës tregojnë menjëherë muskujt teksa do të kalonin shumë shpejtë në avantazh që në minutën e 9-të, pasi Fernando Torres përfitoi fal një gabimi në vendosje i Ebue. Mancini provon të ndryshojë skemë në 4-3-3 por Chelsea është solide në mbrojtje. Nga njëra anë Gallatasarai provon të shfrytëzoj forcën e Jilmaz dhe Drogba ndërsa Murinjo i gëzohet shpejtësisë së Uillian dhe Hazard që janë në gjendje të vënë në vështirësi kundërshtarët .Skuadrat shkuan në pushim me avantazh të lehtë, por shumë të rëndësishëm të miqve. Pjesa e dytë do të fillonte krejtësisht ndryshe për Gallatasarain që është e mirëvendosur në fushë. Në minutën e 62-të Drogba dhuron një asist për Inan që e stampon topin në shtyllë ndërsa dy minuta më pas do të ishte Çedju që do të përfitonte nga përgjumja e mbrojtjes mike për ta dërguar topin në rrjetë.Teles do të ndalej nga portier Çeh, ndërsa cështja e kualifikimit do të vendoset në “Stamford Bridge”.