Flasin Murinjo dhe Mancini pas ndeshjes

Jose Mourinho është ndarë i kënaqur nga barazimi 1:1 në transfertën ndaj Galatasaray në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Strategu i bluve të Londrës nuk zgjodhi të kritikojë skuadrën e tij që nuk e shënoi golin e dytë, pas avantazhit të shpejtë me Fernando Torresin, para se vendasit të barazonin rezultatin."Është më mirë të dalim 1:1. Ky rezultat është më i mirë se 0:0 siç ishte në minutën e parë, nuk është rezultat i keq, por ata janë ekip me përvojë, me sulmues të mirë dhe ne kemi ende punë për të bërë", u shpreh Mourinho pas ndeshjes.Më tej ai foli edhe për kundërshtarin ku nuk munguan fjalët e mira."Kështu është futbolli turk, shumë emocionues. Galatasaray është klub i madh me futbollistë të mëdhenj dhe nuk ishte e lehtë. Në pjesën e parë nuk arritëm të dyfishojmë rezultatin, nuk jam duke i kritikuar futbollistët e mi por ata patën mundësi të shënojnë golin e dytë dhe kjo mund ta ndryshonte ndeshjen".Mourinho kërkoi ndihmë nga tifozët. "Kërkoj 10 për qind të asaj që ky stadium i Galatasarayt i ofroi ekipit të tij, në ndeshjen e kthimit pas tre javësh".Trajneri i Galatasarayt, Roberto Mancini ka deklaruar se barazimi 1:1 kundër Chelsea-t, është rezultat i mirë për skuadrën e tij para duelit të kthimit në “Stamford Bridge”. Ai pranoi se skuadra turke  e pati mjaft vështirë në ndeshjen me londinezët, por thekson rezultati përfundimtar nuk ishte i keq."Në fund mund të jetë një rezultat shumë i mirë, ne duhet të luanim si në pjesën e dytë. Në çdo sulm, ne humbën katër futbollistë në 20 minutat e para, ata ishin duke na sulmuar vazhdimisht dhe kjo është e pamundur kundër Chelsea-t. Rezultati 1:1 është i mirë dhe ende kemi shans" " u shpreh Mancini pas ndeshjes.