Barcelona udhëheq renditjen e UEFA-s
Barcelona mund të mos jetë kryesuese në La Liga, por katalanasit kryesojnë në renditjen e UEFA's për klube. Kampionia e Spanjës udhëheq në mesin e skuadrave nga kontinenti i vjetër me koeficientin më të madh. Bluagranët janë në vendin e parë me 151 pikë me një rënie të madhe në sezonin 2013-2014 sa i përket pikëve të grumbulluara.Pas tyre Bayerni i cili po vazhdon dominimin edhe gjatë këtij sezoni në Gjermani dhe Europë. Për momentin ndodhet vetëm katër pikë larg. Në podium zë vend Reali i Madridit e cila ka marr kryesimin e vetme në La Liga dhe po shkëlqen në Europë teksa mbrëmë shkatërroi edhe Shalken në Gjermani.Chelsea zë vendin e katërt, duke qenë kryesuese në Premier league dhe shumë pranë kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Manchester United është i pesti me gjithë formën shumë të dobët që po kalon gjatë këtij sezoni. Benfica ndodhet para Arsenalit, duke konfirmuar se skuadrat e Premierligës nuk e komandojnë Evropën. Atletico Madrid zë vendin e tetë, Valencia është e nënta.10-shen më të mirë e kompleton Milan, që në fakt është skuadra e vetme italiane që ka arritur të hyjë në mesin e dhjetë ekipeve të para. Kryesuesja e Serisë A, Juventusi është në vendin e 24-të, Interi e 13-ta.Renditja përcaktohet në bazë të shorteve të ndryshme, por edhe rezultateve të arritura në kompeticionet e organizuara nga UEFA.