Eto'o: Nuk kam asgjë për të sqaruar

Samuel Eto'o nuk ka dashur të flasë rreth moshës së tij. Ditët e fundit kanë lindur polemika për moshën e tij reale, pas shakasë që bëri trajneri, Jose Mourinho."Nuk ka nevojë t'ju shpjegoj asgjë, jam Eto'o dhe nuk duhet të sqarohem me askënd. Kam fituar në të gjitha skuadrat ku kam luajtur. Jam lojtari që jam dhe dua ta ndihmoj Chelsean që të fitojë një trofe këtë sezon", ka thënë sulmuesi kamerunas pas barazimit ndaj Galatasarayt me rezultat 1:1 në Stamboll, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.Rezultatin e ndeshjes së parë, ish futbollisti i Real Madridit, Mallorcas, Barcelonës, Interit dhe Anzhit, e ka konsideruar pozitiv."Është një rezultat i mirë për ne dhe nëse kualifikimi do të vendosej në këtë ndeshje, do ta kalonim turin. Në sfidën e kthimit duhet të jemi më të kujdesshëm dhe ta shfrytëzojmë faktorin fushë, në favorin tonë. Na nevojitet një gol për t'u kualifikuar", tha futbollisti  kamerunas.Chelsea kaloi në avantazh me golin e Fernando Torres, ndërsa Galatasaray barazoi shifrat me Çedju.Gjatë këtij sezoni Eto'o ka shënuar 8 gola në 19 ndeshje ku është aktivizuar me Chelsean.