Kaka: Juve e fortë por mund t'i mposahtim
Ricardo Kaka shpreson që Milani të mposht Juventusin të dielën, për të rritur moralin në skuadër. Kuqezinjtë do të presin bardhezinjtë në San Siro, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft dhe mjaft e rëndësishme."Me Juventusin është një derbi i Italisë, një derbi ndërkombëtar, ndeshje me peshë për ne futbollistëve, për mediat dhe tifozët", deklaroi futbollisti brazilian në një intervistë për SkySport24.Më tej ai foli edhe për përgatitjet për këtë sfidë."E gjithë java jetohet në pritje të këtij derbi. Për ne, tre pikët janë mjaft të rëndësishme për renditjen, por edhe në nivelin emocional dhe psikologjik. Të mposhtim Juven do të na jepte motivim më të madh për pjesën e mbetur të sezonit", theksoi braziliani.Në fund nuk mungoi as një koment në lidhje me bardhezinjtë:"Ky Juventus është mjaft i fortë, ka talente të mëdhenj dhe po luan mirë. Trajneri Antonio Conte ka diçka speciale, sepse të fitosh në këtë mënyrë për tre vjet radhazi, nuk është e lehtë. Jam kurioz të di sekretet e tij. Nga jashtë më pëlqen, por për ta vlerësuar më mirë do më duhej të jem me të çdo ditë", përfundoi ish futbollisti i Real Madridit. I cili duket se me këtë deklarat I ka shkelur syrin teknikut puljez që mund të shqyrtoj edhe një mundësi për ta bashkuar së bashku me Pirlon.