Marketi s'kualifikon Lacion

Lazio nuk ka shkuar më shumë se një barazim me skuadrën bullgare të Ludgorets e cila në fund ka përfunduar me rezultatin 3-3 në një ndeshje dramatike. Bardhekaltarit kështu janë eleminuar nga Europa League. Pa Etrit Berishën në portë, por me Federico Marchettin e rikthyer si titullar, ekipi roman nuk arriti të përmbys rezultatin, pas humbjes 1:0 në Olimpico, një javë më parë.Edi Reja hodhi në fushë formacionin më të mirë të mundshëm për të syniuar kalimin në fazën tjetër. Dy lojtarët e kombëtares sonë Etrit Berisha dhe Lorik Canaa asnjëri prej tyre nuk u zgjodhën titullar. Lacio e nisi mjaftë mirë ndeshjen teksa pas vetëm një minutë do të gjente golin e avantazhit me talentin Diao Keita. Sulmuesi shënoi pas një goditje të bukur me kokë. Lugoretc zhvilloi një pjesë të parë për tu harruar ndërsa skuadra e Rejës vazhdoi të sulmonte në portën kundërshtare. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat ndërsa në pjesën e dytë në minutën e 54-të Perea do të shënonte edhe golin e dytë për miqtë. Kur u mendua s e kualifikimi u sigurua, vendasit arritën të barazonin rezultatin vetëm pas 15 minutash. Bezja do të përfitonte për të shënuar pas një rromuje në zonë ndërsa Zlatinski do të barazonte gjithcka.Lacio nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe shënon sërish me Miroslav Klosen në minutën e 82-të, duke rikthyer bardhekaltrit sërish në avantazh për të kaluar në turin tjetër. Bullgarët do të bënin mrekullinë në fund dhe heroi I tyre ishte Zhurinjo i cili shënon pasi u hodh në fushë në pjesën e dytë. Lacio i ka dhënë lamtumirën Europa League duke treguar se po kalon një sezon të dështuar dhe e pret një revolucion I vërtet në skuadër.