Reali luan tennis me Shalken

Reali i Madridit ka dhënë një provë të jashtëzakonshme force, teksa mbrëmë ka thyer mallkimin në Gjermani duke mundur 6-1 Shalken.Në “Gelserkirshen” nuk ka shumë histori skuadra e Ancelotit, por ajo dominon nga minuta e parë deri në të fundit, duke krijuar pafund raste dhe duke u dhënë mundësinë të shënojnë të gjithë yjet e saj në sulm. Benzema, Bejl dhe Ronaldo firmosin nga një dopiet ndërsa për vendasit është një gol nderi nga Huntelar.Miqtë do të tentonin që në minutat e para teksa pas trekendëshit Ronaldo, Bejl dhe Benzema, do të ishte ky i fundit që do të përfitonte dhe një nga devijim i një mbrojtësi për të marr topin dhe për ta dërguar në rrjetë. Shalke do të reagojë menjëherë me talentin Draksler që shpërdoron një rast mjaft të mirë përballë Kasijas, por reflekset e tij janë të jashtëzakonshme. Nuk do të vononte shumë as goli tjetër për Realin në minutën e 21-të me Gareth bejl që  bën spektakël në mbrojtjen vendase. Pjesa e parë do të mbyllej në këto shifra.Fraksioni i dytë i ndeshjes do të ishte akoma më spektakolar se i pari. Pas disa tentativave nga pjesa e parë kur njëherë u ndal nga shtylla dhe njëherë nga këmbët e Fehrman, do të ishte e treta e vërteta për Ronaldon që më lëvizjen e tij karakteristike do të shënonte golin e tretë. 5 minuta më pas galaktikët do të bëjnë poker me Benzeman që individualisht bën dopietën e parë. Shalke duket se ju prenë këmbët ndërsa Bejl realizon një tjetër gol të bukur pas një goditje me të majtën.Në fund do të kishte kohë edhe për një tjetër gol të Ronaldos, që ngjitet në krye të golashënuesve ndërsa Huntelar shënon një gol spektakolar. Sa i përket kualifikimit nuk ka më histori Shalke duhet vetëm të kujdeset të ruaj nderin në sfidën e dytë.