Përcaktohen gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë
Sot janë luajtur ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu, Kukësi, Teuta dhe Flamurtari janë skuadrat gjysmëfinaliste për këtë vit. Sfida kryesore ka qenë ndeshja që është luajtur në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, një ndeshje që e hapur pasi e para kishte përfunduar e bardhë. 45 minutat e para u dominuan më shumë nga vendasit të cilët ishin më shumë këmbëngulës ndërsa Gilman Lika është gjithmonë i rrezikshëm.Pjesa e dytë do të jetë thuajse një përsëritje e së parë ku skuadra e Gjokës është më e qartë në lojën e saj duke arritur të konkretizoj rastet në minutën e 51-të pas një goditje të Abilaliaj në hyrje të zonës. Me gjithë zëvendësimet e Canajt rezultati nuk do të ndryshohej deri në fund. Kështu vlonjatët shkojnë në raundin tjetër duke shpresuar që të shkojnë deri në fund për të siguruar një vend në Europa League një synim që është I vështirë për tu arritur në Kampionat.Skënderbeu nga ana tjetër ka marr një fitore të pastër 2-0 Lacit me gola të Tomic dhe Tahillarit. Rezultati i përgjithshëm 3-0 për kampionët e Shqipërisë që u ka mundësuar atyre të përparojnë më tej dhe të mbajnë gjallë objektivin për sukses të dyfishtë. Në Durrës ka pasur goleadë.Pesë gola janë shënuar në "Niko Dovana", duke fiksuar rezultatin 3-2 për "djemtë e detit". Durrsakët e kanë mbyllur pjesën e parë në disavantazhin minimal, por kaq ka zgjatur kënaqësia e miqve. Pjesa e dytë ka sjellë përmbysjen e Teutës, e cila ka shënuar tri herë dhe shkon në gjysmëfinale.Në fakt, kualifikimi për durrsakët ishte vendosur që në cerekfinalen e parë, kur fitoi 4-2 në "Roza Haxhiu", ndaj kthimi i kësaj të mërkure ka qenë formalitet dhe sa për statistikë. Edhe në Kukës kanë triumfuar miqtë në pjesën e parë, falë golit të bukur të Idrizit, por në të dytën ka ardhur përmbysja.Cikalleshi dhe Hysi në minutën e 90-të kanë qenë heronjtë e verilindorëve. Të katër skuadrat e kualifikuara mbeten në pritje të hedhjes së shortit të lirë, që do të përcaktojë edhe dy ciftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë.