Van Persie kritikon shokët e skuadrës
Robin van Persie ka akuzuar shokët e skuadrës te Manchester Unitedit se i bllokonin rrugën në humbjen 2:0 nga Olympiakos në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi holandez është shprehur I pakënaqur sepse shokët i mbulonin hapësirat ku dëshironte të luante. Ish ylli i Arsenalit, kaloi një natë zhgënjyese duke shpërdoruar rastin më të mirë për Unitedin në pjesën e dytë kur e dërgoi topin mbi portë."Ishte shumë e vështirë sepse shokët e skuadrës shpeshherë ishin në zonën ku dëshiroja të luaja. Për këtë arsye duhet të ndryshoja taktikën. Fatkeqësisht, ata ishin shpeshherë në zonën time", deklaroi Van Persie për televizionin holandez NOS."Ishim shumë të ngadalshëm dhe bëmë vetëm një goditje në portë në gjithë ndeshjen kundër Olympiakosit, që është shumë pak. Të gjithë janë shumë të dëshpëruar".Më pas ai dha një koment edhe për teknikun Moyes:"Ai apo punon shumë me të gjithë ne. Ndonjëherë zhvillojmë ndeshje të mira por nuk e kemi pasur shumë fat. Është e lehtë të drejtosh gishtin te një person por nuk është kështu. Duhet që të punojmë shumë të gjithë me veten dhe të përpiqemi pse jot ë kthejmë rezultatin në ndeshjen e kthimit ' - tha sulmuesi Holandez.Golat nga Alejandro Dominguez dhe Joel Campbell e lanë Unitedin në pozicion shumë të vështirë për kualifikim në çerekfinale. Ndërsa Van Persie vazhdon momentin e errët gjatë këtij sezoni ku pjesën më të madhe e ka ndjekur nga tribuna I dëmtuar.