Revulucion te Barcelona

Barcelona gjithmonë është tema kryesore e shumë mediave botërore, jo vetëm atyre spanjolle. Përmenden sukseset, lojërat e mira, mini kriza nëpër të cilën po kalon, fitorja e madhe ndaj Man City, humbja turpëruese nga Real Sociedad, çështja Neymar, e deri të lojtarët të cilët priten të largohet nga Barcelona në fund të edicionit.Revulucion te Barcelona do të ketë sepse sipas mediave spanjolle, janë 9 futbollistë të cilët priten të largohet në fund të stinorit.Pas Victor Valdes dhe Carles Poyol janë atyedhe emrat e tjerë si: Jose Manuel Pinto, Martin Montoya, Alexandre Song, Jonathan dos Santos, Isac Cuenca, Cristian Tello dhe Ibrahim Afellay. Të gjithë në listën e lkargimeve të Tata Martinos që I ka përdorur shumë pak ose aspak gjatë këtij sezoni. Padyshim që Afellay do të përbëjë edhe largimin më të madh pasi te PSV Enthoven ka qenë një ndër lojtarët më të vlerësuar dhe më pas transferimi te katalanasit ndikoj negativisht në formën e tij.Shitja e tyre dhe grumbullimi i parave nga përfitimet në Champions League dhe nga pjesët tjera, do të ketë në dispozicion klubi blaugran më shumë se 80 milionë euro për të blerë gjatë verës, e synimi kryesor është portieri dhe qendërmbrojtësi. Si portier me shuëm mundësi mund të transferohet një mes Ter Segen dhe David De Geas ndërsa në mbrojtje si synime kryesore janë David Luiz dhe Matts Hummels.