Olympiakos pranë kualifikimit, 2-0 ndaj United
Manchester United nuk dinë të ngrenë krye gjatë këtij sezoni. Skuadra që drejtohet nga Moyes mbrëmë ka pësuar një tjetër humbje të rëndë 2-0 në transfertë ndaj Olimpiakosit në Athinë, në sfidën e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve. Djajtë e kuq pa Adnan Januzajn në formacionin bazë e as në bankinë u mundën nga ekipi g rek duke komplikuar gjithcka për ndeshjen e kthimit.Vendasit do të ishin shuë më të rrezikshëm teksa Alejandro Dominguez vallzon në mbrojtjen e Manchesterit për të dhënë sinjalin e parë të vërtet se ekipi grek kërkonte vetëm fitoren. Goli I parë do të vinte në minutën e 38-të pikërisht nga Dominguez më I miri në fushë, I cili devijoi një top si një mbrojtës për të shpërthyer festën e tifozëve vendas. Pjesa e parë u mbyll me avantazh e lehtë të vendasve, ndërsa dhjetë minuta pas fillimit të së dytës grekët shënuan sërish. Joel Campbell shënoi një gol të bukur nga distanca duke e mposhtur portierin David de Gea,Olimpiakos kishte kontrollin eplotë të ndeshjes duke zhvilluar një takim mjaftë të mirë. United u mundua të kundërpërgjigjet dhe pati një mundësi të mirë me Robin van Persien, i cili e dërgoi topin disa metra mbi traun e portës së vendasve. Djajtë e kuq I pret një detyrë e vështirë për të përmbysur rezultatin nëse dëshiron të vazhdojë aventurën në këtë kompeticion. Ndërsa Olympiacos mori një fitore e madhe, që i mundëson të ëndërrojë hyrjen në mesin e tetë skuadrave më të mira të kontinentit.