Gallatasaray-Chelsea, formacionet e mundshme

Mbyllet me dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Champions League. Supersfidë në "Turk Telekom Arena" me dy ish teknikët e Inter Roberto Mancini dhe Jose Mourinho përballë njëri-tjetrit, pa harruar edhe polemikat para takimit. Mancini I hodhi benzinë zjarrit në intervistën e djeshme teksa deklaroi se ka qenë merita e tij te tekniku portugez arriti një triumf të trefisht me Interin në vitin 2010-të.Gallatasaray vjen pasi eleminoi Juventusin në grupe në ndeshjen e fundit në turqi me një gol të Shnajder. Turqit do të hedhin në fushë një ekip sulmues me Shnajder pas dyshes së sulmit Jilmaz-Drogba. Ndërsa nuk mungojnë as yje të tjerë në këtë skuadër.Mancini pritet të luaj sonte me formacionin 3-4-1-2Në portë do të jetë Muslera. Në mbrojtje Kaja, Guiselam dhe Shedju. Përpara tyre do të jenë Serioglu, Inan, Melo dhe Ebue . Shnajder do të jetë truri I skuadrës pasi do të mbështesë dyshen Drogba, Jilmaz."Blutë" do të kenë në fazën ofensive vetëm Samuel Eto'o, i mbështetur nga treshja Willian-Oscar-Hazard. Murinjo kërkon të jetë I kujdesshëm dhe do ët rreshtoj një skuadër me lojë shumë mbrojtëse teksa David Luiz merr një detyrë të qëndrojë përpara mbrojtes. Tekniku portugez mund të luaj me formacionin 4-2-3-1.Në portë do të jetë Azpilikueta, Terri, Kahill dhe Ivanovic. Përpara tyre do të jenë David Luiz dh e Lampard. Ndërsa treshja Hazard, Uillian dhe Ramirez do të mbështesin Samuel Eto të vetëm në vijën e parë.