Schalke-Real Madrid, formacionet e mundshme
Pas marrjes së kryesimit të La Liga dhe sigurimit të finales së Kupës së Mbretit, Real Madrid duhet ti përqëndrojë gjithë bateritë e tij në Champions League. Sot "Los Blancos" do të përballen me Schalke 04 për raundin e 1/8 të kompeticionit. Megjithëse Reali shihet si favorit absolut sfida ndaj gjermanëve do të jetë shumë interesante dhe pritet të dhuroj emocione të shumta. Megjithatë për sfidën ndaj "Bluve Mbretërorë" Reali do të ketë një forcë më shumë në krahasim me takimet e fundit të La Liga, pasi në këtë sfidë do të rikthehet në fushë fituesi i "Topit të Artë", portugezi Cristiano Ronaldo.Galaktikët do të shohin përballë tyre edhe Huntelar të cilën e kanë pasur në skuadër për një periudh të shkurtër. Ai pritet të jetë kërcënimi kryesor së bashku me talentin Draksler.Shalke në Gjermani nuk është një skuadër aspak e lehtë. Jens Keler mund të luaj sot me formacionin 4-2-3-1:Në portë do të jetë Fehrman. Në mbrojtje Kolasinac, Matip, Santana dhe Hogland. Në mesfushë përpara tyre do të luajnë Nojshtender dhe Boateng ndërsa treshja Draksler, Mejer dhe Farfan do të mbështesin sulmuesine vetëm Klas Jan Huntelar.Ndërkohë galaktikët e drejtuar nga Karlo Anceloti sonte pritet të zbresinnë fushe më formacionin 4-3-3.Në portë do të jetë Kasijas. Në mbrojtje Marselo, ramos, Pepe dhe Karvahal. Në mesfushë Di Maria, Alonso dhe Modrid. Ndërsa në sulm do të jenë Ronaldo nga e majta, Bejl nga e djathta dhe Benzema në qendër të sulmit. Ndeshja pritet të dhuroj një spektakël të vërtet me të dyja skuadrat që synojnë të marrin një rezultat pozitiv.Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Schalke është e pamposhtur, dhe gjermanët dëshirojnë të befasojnë skuadrën e Carlo Ancelottit.