Iniesta: Deri në vdekje do jemi me Martinon

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka shprehur mbështetjen e tij maksimale për trajnerin Gerardo Martino. Katalanasit humbën kryesimin në La Liga në fundjavë pas disfatës 3:1 në transfert tek Real Sociedad, dhe tani gjendet në vendin e dytë me tre pikë më pak se kryesuesja e re Real Madrid. Por Iniesta insiston se Martino nuk duhet të fajësohet."Futbollistët janë deri në vdekje se bashku me trajnerin. Çdo gjë që ndodh është përgjegjësi e të gjithëve sepse ne futbollistët jemi ata që luajmë, Futbollisti krijon platformën për të fituar. Humbja në Anoeta ishte e rëndë, duhet ta analizojmë mirë dhe të nxjerrim përfundimet", deklaroi Iniesta për të përditshmen sportive spanjolle Marca.Iniesta në intervistën e tij më pas foli edhe për cështjen Neymar." Shpresoj që kjo cështje të mos prekë ekipin. Sa më pak të flasim aq më mirë është. Neymar e shikoj të motivuar edhe pse gjërat personale zakonisht mbahen përbrenda. Do të ishte më mirë të flisnim për futbollin".Në fund nuk kishte si të mungonte edhe një koment për tërheqjen e kapitenit të skuadrës Karlos Pujol."Shpresoj dhe dua që të mos jetë sezoni I fundit për të" - u shpreh Iniesta.