Nishani: Shqipëria, vendi i vetëm në rajon me ligj antidiskriminim

Masa më të rrepta ndëshkuese ndaj dhunuesve të grave. Në ditën ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut, ky është apeli që lëshon Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Kreu i shtetit ka kërkuar forcim të legjislacionit për burrat që ushtrojnë dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.“Sot ne shqiptarët me të drejtën më të madhe debatojmë për cilësitë e funksionimit të lirisë, të funkionimit të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të respektimit të të gjitha të drejtave të përbashkëta dhe individit. Sot pa dyshim në një realit të ri nuk është më debati për lirinë e fjalës por sesa shumë dhe sa e thellë respektohen të drejtat e pakicave dhe sesa shumë respektohet tjetri . Sot, Shqipëria është pjesë e konventave të rëndësishme por ka një legjislacion të konsoliduar për respektimin e pakicave dhe komuniteteve të tjera.Nuk besoj se nuk është dilemë më se ku përfundon liria jote dhe ku përfundon liria e tjetrit por një sfidë që duhet të elaborojmë idetë, mendimet dhe praktikat. Shqipëria është i vetmi që ka një të posaçëm anti-diskrimin ku mbrohen pakicat për shkak të orientimit të tyre seksual” - tha Nishani.Ndërsa Ambasadori i OSBE-së në vendin tone, Eugen Wollfarth tha se në 2012, Shqipëria ka arritur nivelin më të lartë që ajo ka pasur ndonjëherë sa i përket të drejtave të njeriut, megjithatë ka ende shumë punë për të bërë.“Në 2012-n, Shqipëria ka arritur nivelin më të lartë që ajo ka pasur ndonjëherë sa i përket të drejtave të njeriut. Por ky nuk është fundi i historisë dhe as fundi i punës së nevojshme, nënvizon Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, në një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Vetëm një qeveri pjesëmarrëse dhe transparente, si në nivel qendror edhe në atë vendor, do të garantojë plotësisht të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët. Për këtë arsye, Prezenca ka organizuar aktivitete që mbështesin zbatimin e Konventës Aarhus e cila promovon të drejtën për informim si një parim i rëndësishëm i të drejtave të njeriut. E drejta themelore për gjykim të drejtë dhe mundësia e barabartë për t’iu drejtuar një gjyqësori të pavarur dhe transparent, si dhe e drejta e personave që iu është kufizuar liria për t’u trajtuar me dinjitet janë në themel të aktiviteteve të Prezencës në lidhje me reformën gjyqësore dhe të burgjeve”, u shpreh Wollfarth.Në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e OSBE-së në Tiranë për ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut merrnin pjesë personalitete të larta të vendit, diploamatë, përfaqësues të medias e biznesit në vend.