Vorë, plagosen me armë dy persona, në kërkim autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2012, 12:56
Dy persona janë plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Vorë ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e krimit.Rigers Ciku dhe Emanuel Ziri janë qëlluar me armë nga 37-vjeçari Olti Karagjozi pas një sherri me këtë të fundit.Menjëherë të plagosurit, janë dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak ku po marrin edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.Nuk dihen ende motivet e plagosjes së dy personave ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.