Zgjedhjet e 2013-ës, KQZ shtyn sërish ngritjen e ZAZ-ve

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për të dytën herë ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Kjo, pas kërkesës së përfaqësuesit të PD-së Njazi Kosovrasti me argumentimin se materiali duhet parë bashkarisht me përfaqësuesin e PS-së, Genci Gjonçaj.Pas dakordësinë e të dyja palëve në KQZ, anëtarët votuan unanimisht për shtyrjen e këtij vendimi në mënyrë që përfaqësuesit politikë të njihen me projektin e realizuar nga administrata e KQZ-së.“Unë kërkoj që ta shtyjmë këtë mbledhje dhe së bashku me zotin Gjonçaj ta shohim bashkarisht materialin dhe të vijmë me një propozim të përbashkët në KQZ” tha Kosovrasti.Të njëjtin mendim ka shfaqur edhe përfaqësuesi i PS-së në KQZ-së Genci Gjonçaj i cili theksoi se është e nevojshme që të dyja palët të arrijnë konsensus politik.“Isha përgatitur që të diskutoja për mbajtjen e projekt vendimit por e gjej të drejtë ndërhyrjen e zotit Kosovrasti.  Materiali është mjaft i rëndësishëm dhe të reflektojë konsensus politik. Një vendimarrje pa consensus do të sillte problem. Qëndrimi në linjat klasike ku cdo gjë që propozohet nga mazhoranca të kundërshtohet nga opozita dhe anasjelltas nuk është në të mirë të klimës parapërgatiore për zgjedhjet e 2013-ës dhe për këtë vendimarrje të KQZ-së. Prandaj unë do ta mbështes kërkesën e zotit Kosovrasti për ta shqyrtuar më mirë materialin” tha Gjonçaj.“Ne na pëlqen fryma e konsensusit jo vetëm nga anëtarët e KQZ por edhe nga përfaqësuesit e forcave politike” theksoi kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi. Kodi zgjedhorNë bazë të Kodit Zgjedhor, neni 27, pika 5, “ZAZ-të miratohen nga KQZ-ja jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, mbi bazën e numrit të shtetasve me të drejtë vote në datën e fundit të periudhës zgjedhore për caktimin e zgjedhjeve, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.Jo më vonë se 10 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i dërgon të dhënat KQZ-së, të ndara sipas njësive të qeverisjes vendore”. Këto të dhëna kanë ardhur në KQZ me shkresën e Ministrisë së Brendshme  më datën 07.11.2012.Juridiksioni territorial i ZAZ-ve si rregull është i njëjtë me rrethin administrativ. Rrethet që kanë më shumë se 60 mijë zgjedhës (më parë kufiri ka qënë 70 mijë) ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një ZAZ. Nga 36 rrethe që ka në të gjithë vendin, 22 prej tyre kanë më pak se 60 mijë zgjedhës dhe përbëjnë seicili nga një ZAZ, 14 rrethe kanë mbi 60 mijë zgjedhës dhe ndahen në më shumë se sa një ZAZ.