Atmosferë festive në Sheraton, hoteli rezervon mbrëmje të veçantë
Në Sheraton atmosfera e festiva të fundivitit ka trokitur. Të parët që janë zgjedhur për të shijuar aromën festive kanë qenë klientët më të rregullt të këtij hoteli.Mbrëmjen e së enjtes hotel Sheraton ka rezervuar një mbrëmje të vecantë për miqtë e përditshëm të tij, ku muzika klasike, ushqimi i shijshëm dhe vera e zgjedhur kanë qenë kryefjalë e eventit.Ndër klientët e rregullt të Sheraton spikasnin diplomatë të akredituar në vendin tonë, por edhe përfaqëues të medias e biznesit në vend.Drejtori i përgjithshëm i hotel Sheraton, Roger Cherubini thotë se këto organizime janë kthyer ne tradite, por ky i ketij viti merr një domethenie të vecantë pasi Shqipëria feston 100 vjetorin e pavarësisë së saj.“Ne vendosëm të organizonim këtë event të veçantë për një sërë arsyesh. E para ishte per të ftuar klientët më të mirë dhe miqtë e Sheraton Tirana, sepse po afrojnë festat e fundvitit. Po ashtu ne donim të bënim dicka ndryshe me muzikë klasike, me muzikantë të talentuar që vijne nga vende të ndryshme dhe meqe po flasim për Europën e Shqipërinë, mendoj se gjithcka shkon mirë në këtë drejtim. Një arsye tjetër eshtë se jemi në 100 vjetorin e pavarësisë se Shqipërisë dhe ne donim të festonim. Ne do organzojmë cdo fundvit evente të ndryshme për të uruar festat e fundvitit” tha ai.Në nder të miqve të veçantë performuan muzikantë të njohur, pjesë e orkestrave të kryeqyteteve të ndryshme europiane.