Vlorë, kapet arsenal armësh, ndalohet një shtetas italian

Një shtetas italian është ndaluar sot nga policia në portin e Vlorës pasi është kapur me një arsenal armësh.Sipas policisë, shtetasi italian udhëtonte nga porti shqiptar drejt shtetit fqinj ndërsa gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte janë sekuestruar armë, granata dhe ndezësa.Ndërkohë policia kufitare e Vlorës po bën verifikimet e nevojshme ndaj shtetasit Italian.