Delavekouras: Nacionalizmi, kërcënim real për Ballkanin

Pas deklaratës së një dite më parë të kreut të diplomacisë greke Dimitris Avramopulos edhe zëdhënësi i tij Gregory Delavekouras e ka vlerësuar nacionalizmin një kërcënim real për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe mbarë rajonin.Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në një konferencë për mediat, lidhur me debatin e fundit pas deklaratatave të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha per nje Shqiperi nga Presheva ne Preveze, Delavekouras tha se “ne duhet te shohim nga e ardhmja per te ndertuar se bashku te ardhmen tone evropiane”.“Ne duhet te jemi shume te kujdesshem pasi nacionalizmi ne rajonin tone eshte nje kercenim real. Rritja e nacionalizmit në një rajon si Ballkani, i cili ka vuajtur shumë nga sjellje nacionaliste e irredentiste dhe qëndrime duhet të mbahet nën kontroll. Ne nuk mund të lejojmë që kjo rritje të nacionalizmit të vazhdojë”- ka thene ai.Ndërkaq ai pranuar se ka pasur nje pergenjeshtrim te deklarates se kryeministrit Berisha, ndërsa ka theksuar se duhet te punojne ne menyre që i gjithë rajoni ti përafrohet standardeve evropiane.“Unë mendoj se kjo është në interes të Shqipërisë dhe në interes të popullit shqiptar, të cilin Greqia ka mbështetur gjithë këto vite”- tha ai, duke shtuar se “ajo qe duhet te jetë e qartë eshte se ne nuk do të tolerojmë lëvizje e qëndrime nacionaliste, që e shpien rajonin tonë mbrapa. Ne duhet të shikojmë të ardhmen dhe, së bashku të ndërtojme të ardhmen tonë të përbashkët europiane”- tha zedhenes i ministrise se Jashtme greke.Lidhur me premtimin e Berishës për nënshtetësi shqiptare gjithë atyre që e dëshirojnë, Delavekuras u shpreh se Athina nuk e njeh në detaje këtë iniciativë, por theksoi se ka rëndësi mënyra sesi do të zbatohet, në pajtueshmëri me detyrimet e Shqipërisë dhe me pozicionin e saj si kandidate për integrimin në BE.I pyetur mbi qëndrimin e Greqisë për Kosovën, Delavekuras tha se bisedimet Prishtinë-Beograd po sjellin rezultat dhe ato duhet të vazhdojnë. “Greqia ndjek rrugën diplomatike dhe është nxitëse e dialogut, pasi pozita e gjithë rajonit është në BE, në familjen evropiane”Sa i përket çështjes së emrit të Maqedonisë, Delavekuras tha se Greqia ka vullnetin politik dhe merr iniciativa për zgjidhje, por Shkupi nuk iu përgjigjet atyre. Ai theksoi se termi “Maqedoni” apo “maqedonas” nuk duhet të përdoret në forumet ku merr pjesë Greqia.