Kuvendi shqyrton projektbuxhetin e 2013-ës
Kuvendi shqyrton nen për nen projektbuxhetin e vitit 2013, për të cilin pritet të ketë debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.Mazhoranca ka theksuar se buxheti, i cili në total arrin në shifren e 409 miliard lekëve shpenzime, parashikon një mbështetje të fuqishme të stabilitetit makroekonomik dhe rritjes ekonomike.Sipas kryeministrit, rritja e rrogave dhe pensioneve do të zërë pikën kryesore të buxhetit duke u pasur me investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, turizëm etj.Ndërkohë opozita e konsideron buxhetin e vitit 2013 si një buxhet krize, ku qeveria ka humbur optimizmin, por, nga ana tjetër, shfaq pasiguri të mëdha në shifrat që jep.Ndërkohë pritet që sot Kuvendi të shqyrtojë edhe dekretin e presidentit Bujar Nishani për emërimin e Adriatik Lallës si prokuror i përgjithshëm.Komisioni i ligjeve miratoi vetëm me votat e mazhorancës emërimin e Llallës si kryeprokuror ndërkohë që opozita abstenoi.