KLD, vendos sot masën disiplinore për Tabakun

Pas dy shtyrjeje të njëpasnjëshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të shqyrtojë sot kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për të nisur procedim disiplinor për gjyqtarin e Durrësit Neritan Tabaku.Vendimi për Tabakun është shtyrë pas mosparaqitjes së tij në mbledhjen e KLD-së për të marrë masën ndërshkimore.Në vend të paraqitjes se tij fizike në institucionin më të lartë vendimarrës të drejtësisë, Gjyqtari i Durrësit ka dërguar një raport mjekësor që justifikonte mosparaqitjen e tij.“Gjyqtari Nertan Tabaku nuk është prezent dhe ka paraqitur edhe një raport mjekësor. Unë mendoj të shtyjmë vendimin dhe të premten e ardhshme në orën 11:00 të mblidhet KLD-ja” theksoi presidenti Nishani javën e kaluar.Nertian Tabaku është edhe nën hetim nga prokuroria pasi është etiketuar si gjyqtari që liroi Ilir Xhakjen autorin e vrajses së kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiri.Gjithashtu Këshilli i Lartë i Drejtësisë në orën 13:00 të hedhë edhe shortin për përzgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë.