Berisha: Masa për të mësuar gjuhën kineze

Kryeministri Berisha i rikthehet edhe një herë qëndrimit të tij, duke këmbëngulur që gjuha kineze të jetë pikë kryesore në programin mësimor të shkollave shqiptare. Kryeministri u kërkoi drejtuesve të arsimit të marrin masa për mësimin e gjuhës kineze, duke filluar që nga klasa e tretë sepse kinzeçja, siç u shpreh ai, ka marrë përmasa të mëdha, sidomos në botimet shkencore.“Duhet të bëjmë gjithçka që gjuhët e dyta në shkollat tona të kenë të njëjtën peshë dhe të inkurajohen edhe më tej. Të merren masa për gjuhën kineze e cila po merr peshë më të madhe në shkencë dhe në teknologji në botë dhe në Europë”deklaroi Kryeministri.Si kundërpërgjigje ndaj kritikave të bëra nga socialistët, Berisha u shpreh se arsimi është prioritet absolut dhe kjo është e refklektuar edhe në buxhetin e 2013.“Çështja e arsimit mbetet problemi më serioz për çdo qytetar çdo shoqëri të qytetëruar dhe çdo qeverie. Çdo qëndrim ndaj edukimit të brezave është qëndrim ndaj të ardhmes dhe asgjë nuk përcakton më shumë të ardhmen sesa qëndrimi ynë i sotëm ndaj shkollimit të të rinjve. Qeveria ka shpallur publikisht edukimin si përparësia e të gjitha përparësive dhe për të mbështetur këtë përparësi unë kam kënaqësinë t`ju informoj se buxheti për këtë sektor jetik për zhvillimin e vendit së bashku me sektorin privat nga 2005-2012 është dyfishuar” tha Berisha.Kryeminstri mbështeti pedagogët, duke thënë se arsimi i lartë ka më shumë nevojë për këtë armatë dhe se shtimi i numrit të pedagogëve bëhet në varësi të numrit të studentëve. Berisha kërkoi shfrytëzimin e çdo potenciali si literaturë, kohë dhe laboratore që pedagogët të bëjnë punën e tyre.“Duhet të rendim pas cilësisë. Kjo është e vështirë por plotësisht e mundshme. Të shqyrtojmë të gjitha parametrat në universitetet tona duke filluar nga numri i petagogëve për çdo nxënës. U bëj thirrje rektorëve që së bashku me ministrinë e arsimit të shqyrtojnë çdo lloj potenciali që ekziston për të rritur numrin e petagogëve në universitet publike dhe private” tha Berisha.Në rishkimin e kurrikulave arsimore, Kryeministri i kërkoi Ministrit të Arsimit që ti jepet prioritet programeve mësimore, të cilat janë më afër tregut të punës.