Moti i keq, probleme në disa zona të vendit
Ulja e temperaturave dhe ngricat në rrugë kanë krijuar vështirësi në disa nga akset kombëtare të vendit.Probleme me qarkullimin e automjeteve ka pasur në aksin Tiranë-Elbasan, në Qafë Krrabë ku disa furgonë me pasagjerë kanë mbetur të bllokuar prej rreth 30 minutash.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore të cilat po mbajnë nën kontroll dhe po normalizojnë lëvizjen e mjeteve.Ndërkohë si pasojë e dëborës ka pasur probleme edhe në qarkun e Korçës ku lëvizja e automjeteve në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë, bëhet vetëm me zinxhirë.Për probleme raportohet edhe në Mokës të Pogradecit ku është shembur ura që lidh fshatrat Proptis-Velçan duke izoluar banorët e këtyre fshatrave.Mësohet se si pasojë e shembjes së urës rreth 600 nxënës të shkollave të komunave Proptis dhe Velçan nuk frekuentojnë prej ditësh mësimin.