Zhduket fëmija prej 7 ditësh, famija Çela apel për ndihmë

Prej shtatë ditësh familja Çela nuk ka asnjë lajm për djalin e tyre 10 vjecar Julianin. Babai i fëmijës, i cili është punonjës në Shërbimin Informativ Shtetëtor bën apel për cdo njeri që e sheh fëmijën e tij të lajmërojë, duke pohuar se për herë të fundit ai është parë në një qendër interneti në rrugën "Pandi Dardha".Babai i djalit shpjegon ndër të tjera se ai nuk ka pasur asnjë hasmëri, asnjë konflikt me ndonjë njeri dhe nuk njeh as një njeri që do të donte ti bënte keq familjes së tij.Sipas të atit të fëmijës, punonjës në Shërbimin Informativ Shteteror, Juliani ështe mjaft i qetë dhe pa probleme, ndaj dhe largimi i tij nga banesa ka shqetësuar së tepërmi prindërit dhe familjarët e tij.Nga ana tjetër Policia e Tiranës bën me dije se janë mbledhur të gjitha dëshmitë e shokëve dhe familjarëve të tij, por nga hetimet nuk ka asnjë rezultat konkret.Ndërsa fotoja e Julianit vijon të shpërndahet në cdo komisariat dhe pikë kufitare në gjithë vendin.