Berisha:Përveç Fidelit ju të tjerët puthuni me Milon për listat e 2013-ës
Kryeministri Berisha ka prezantuar sot në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2013. Ndërsa e cilësoi sërish buxhetin si më të madhin e shekullit, kryeministri berisha nuk ka lënë pa sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama."Me se fundi kryetari juaj bëri zbulimin gjenial, ai gjeti metrin e të vërtetes, por në metrin e tij, nga damiani te Prolerari mbetën në klasë, se ai tha i vërtetë është vetem ai që së bashku me këpucë është dy metër i gjatë. Rama pasi mashtroi 8 vite shqiptarët tani i tha besomëni se jam i gjatë. Parandaj përveç Fidelit të partisë ju të tjerët puthuni me Milon për listat që vijnë” iu drejtua kryeministri Berisha deputetëve socialistë.Kryeministri Berisha theksoi se ky është buxheti i mirëqënies së shqiptarëve duke shtuar se opozita është kundër këtij buxheti pasi nuk do rritje ekonomike.“E pres këtë reagim sot, kreu juaj tha se të vërtetat janë vetëm ato që dalin nga 2 metra së bashku me këpucë gjatësi. E kuptoj që sot është dita e sikletit më të madh të vitit, e kuptoj që sot është dita e shpërthimit madhor të zilisë në këtë sallë, ju do donit një buxhet të kundërt me këtë që paraqitet se ju për të thënë të vërtetat dy metra të gjata bashkë me këpucë, duhet të thoshim se do ulim rrogat 40%, të ardhurat bien me 30%, papunësia do rritet me 25%, vetëm atëherë ju do të më duartrokisnit mua, por këto nuk mund t’i them se realiteti është tjetër” tha Berisha.Ai ka shtuar se buxheti i 2013-ës kap vleren 410 miliardë lekë dhe është buxheti historik i Shqipërisë, hartuar në një kohë krize në mbarë botën.“Buxheti për vitit 2013, më i madh në historinë e Shqipërisë, që arrin vlerën rreth 410 miliardë lekë, që ka si synim më madhor rritjen e mirëqenies suaj të dashur qytetarë shqiptarë, rritjen duke sjellë të ardhura direkt në xhepat e portofolet tuaja për 820 mijë familje shqiptare, duke ndikuar në mënyrë thelbësore në shkollimin e fëmijëve tuaj, shërbimet shëndetësore, rrugë, ujësjellësa, që ka si objektiv madhor investimet vendimtare për Shqipërinë vend i zhvilluar brenda vitit 2017″ tha Berisha.Kryeministri Berisha duke iu referuar deklarateve të fundit teë FMN-së deklaroi se është pikërisht ajo që pohon se në Shqipëri, rritja e GPD për banorë indeksuar me paritetin e fuqisë blerëse është rritur 4 herë më shumë se në mesataren e Evropës së zhvilluar, mbi 4 herë se në rajon, sa në asnjë vend tjetër të kontinentit.“Kjo rritje ka bërë të mundur që kjo qeveri të ecë e vendosur në objektivat e saj dhe objektivi numër një ka qenë dhe mbetet rritja e rrogave dhe pensioneve të administratës. Ne i qëndrojmë këtij objektivi, se besojmë se me rritjen e rrogave dhe pensioneve ne përmbushim së pari dimensionin social, fytyrën njerëzore të qeverisjes”- tha ai.Sipas kryeministrit Berisha buxheti do të ketë në fokus ndërtimin e rrugëve në të gjithë vendin duke e kthyer infranstrukturën ndër më modernet në Europë. Kodheli: Buxheti i 2013-ës do sjellë borxhe e mjerimOpozita ka deklaruar votën kundër projektbuxhetit të vitit 2013. Deputetja e PS-së Mimi Kodheli ka deklaruar se qeveria ka mashtruar për rritje të mirëqënies të shqiptarëve, por do i zhysë ata në borxhe e mjerim.“Buxheti më i madh në histori nuk gjen dot 500 mijë lekë për të ndërtuar murim mbajtës së një ure në një komunë dhe për të mos lënë atje me mijëra qytetarë të izoluar. Vetëm 2,6 % e GDP shkon për arsimin, ndërsa për shëndetësinë jo më shumë se 2% të GDP. Ky është buxheti i rrugëve të kafshuara. Nuk është vendi i parajsës fiskale, por i ferrit fiskal. Kjo qeveri po lë më keq si ci gjeti financat vendore. Shpenzimet për pushtetin vendor në minimumin historik. Të mos e miratojmë kështu siç është shkruar, nuk mund të pranojmë që për makijazh është harxhuar 4 miliard dollarë dhe për pediatrinë asgjë”, tha Kodheli.