Tiranë, zjarr në qendrën shëndetësore nr.10, nuk ka të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2012, 15:50
Mbingarkesa në sistemin elektrik ka kërcënuar seriozisht qëndrën Shëndetësore Numër 10, në Tiranë, e cila është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.Burime nga forcat zjarrëfikëse dhe ato të policies, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje bëjnë me dije se mbingarkesa në sistemin elektrik ka bërë që të shpërthejë automati, ku si pasojë flakët kanë përfshirë katin e parë të qëndrës shëndetësore, si dhe ka djegur linjën elektrike të 3 kateve.Por falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, është bërë i mundur lokalizimi i vatrës dhe vënia në kontroll e situatës.Nga hetimet paraprake mësohet se nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë llogaritja e dëmëve materiale do bëhet e mundur nga ekspertët përkatës.