KLD-ja shkarkon gjyqtarin Neritan Tabaku

KLD shkarkon Neritan Tabakun nga posti i gjyqtarit. Më në fund institucioni më i lartë i drejtësisë ka arritur të ndërrmarë masën diplinore ndaj gjyqtarit, i cili dy herë e refozoi atë. Gjyqtari i Durrësit akuzohet se la të lirë Ilir Xhakjen, i akuzur për vrasjen e Qerim Malokut në vitin 1998 dhe në shtator të këtij viti për vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj.Ky gjyqtar akuzohet se nuk ka zbardhur vendimin dhe kësisoj ka penguar punën e Prokurorisë për të apeluar vendimin. Por edhe këtë herë Neritan Tabaku nuk ka qënë i pranishëm në mbledhjen e KLD, duke u përfaqësuar nga avokati i tij Faslli Çekaj edhe ky ish gjyqtar i Durrësit, por tashmë punon si avokat. Mesohet se avokati kërkoi në mbledhje që klienti i tij të pezullohet derisa Prokuroria e Tiranës të mbaronte hetimin për Tabakun.Por anëtarët e KLD nuk kanë pranuar,  duke votuar  unanimisht për shkarkimin e gjyqtarit nga Durrësi,me perjashtim të ministrit të drejtësisë Eduard Halimi, pasi ai nuk mund të votojë, sepse është personi që ka propozuar shkarkimin për Tabakun. Presidenti  Nishani si kryetar i KLD-së është shprehur se është e papranueshme ekzistenca e rasteve të tilla,ku vetë gjyqtarët bëhen pengesë për respektimin e ligjeve.Ndërsa nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, pohoi se Tabaku me aktin e tij ka nëpërkëmbur figurën e gjyqtarit dhe ky është një veprim mjaft i rëndë. Ndërkohë  mësohet se Tabaku ka lënë pa zbardhur vendimet për rreth 60 dosje me kohë zgjatje nga 84 deri në 500 ditë. Ndërkaq mesohet se KLD do te nisë procedimet disiplinore edhe për disa gjytarë të tjerë, por jo vetëm per moszbardhje vendimesh, por edhe për shkelje të tjera. Këshilli zhvilloi edhe ceremoninë e betimit të gjyqtarit të sapo emëruar,  Artan Lazaj, si dhe në një pikë të veçantë, konstatoi mbarimin e ushtrimit të detyrës së gjyqtares së Apelit Vlorë, Sashenka Jonuzi dhe shpalli vendin vakant në këtë Gjykatë.Gjithashtu Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka hedhur sot edhe shortin për përzgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë.