Euraktiv: Shqipëria nuk e merr statusin e kandidatit
Shuhen shpresat e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ministrat e BE nuk do t'i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat në takimin e javës së ardhshme, pasi deri më tani Hollanda ka dalë hapur që është kundër.Portali Euroactiv. com që citon burime diplomatike nga brenda BE thotë se Hollanda ka kundërshtuar fuqishëm kundër dhënies së statusit të kandidatit për Shqipërinë, ndërkohë që lajme të mira mund të ketë për Kosovën dhe Serbinë.Diplomatët perëndimorë i thanë EurActiv se ata nuk presin një vendim për Shqipërinë për momentin, duke shtuar se vendi duhet të bëjë shumë punë për t'u kualifikuar, veçanërisht në 12 kushtet e përcaktuara nga Komisioni Europian në raportin e tetorit.Mbajtja e zgjedhjeve të lira është një nga çështjet më shqetësuese. Zhvillimi i zgjedhjeve është një ndër shqetësimet kryesore. Ndërsa vendi mban zgjedhjet në qershor, vitin tjetër, vendimi zor se do të merret më përpara nga vendet e BE-së derisa të sigurohen që janë zhvilluar zgjedhje demokratike dhe sipas standarteve dhe që votuesit të jenë në gjendje të vendosin për një parlament të ri dhe një qeveri të re pa tensione të rasteve të mëparshme” citon Euraktiv diplomatët europianë.Ndërkohë ministrat e BE-së prite të ndezin dritën jeshile për Serbinë për të hapur negociatat e pranimit. Një nga kushtet në të rëndësishme për Beogradin është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Nga ana tjetër BE-ja do të lejojë të nisë Marrëveshja e Atabilizim Asocimit me Kosovën.