Statusi, Koja: Përcaktuese zgjedhjet me standarde, jo tre ligjet

Statusi i vendit nuk ka mbetur në tre ligjet e kërkuara nga KE, por në faktin nëse do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në qershor të 2013. Ky konstatim ka ardhur nga kreu i PSM-së Gjergji Koja, i cili në RTV Ora News tha se ky nuk mbetet më vetëm shqetësim i brendshëm, por edhe i ndërkombëtarëve, që sipas tij në mënyrë të vazhdueshme po bëjnë thirrje për standarde zgjedhjesh.“Frika është e brendshme , por edhe e ndërkombëtarëve. Jemi akoma në nivelin e foshnjes sa i përket statusit, sështë cështja në tre ligje por frika e zgjedhjeve. Ndaj dhe Hollanda ka deklaruar që mbaroni zgjedhjet dhe nëse arrini standardet mund të merrni statusin. Vetë dinamika e jetës,problematika sociale, destabiliteti politik po imponon një fushatë intensive dhe të tensionuar. Deri diku është e kuptueshme, partitë politike janë parti elektorale, smund të jenë të gjitha në të njëjtin status sa i takon përgjegjësive dhe detyrimeve që kanë ndaj elektoratit. Cdo parti politike ka përgjegjësinë, haracin dhe privilegjin e vet sa i takon premtimeve që ka dhënë ndaj qytetarëve” tha ai.Sipas Kojës dyshimi lidhur me zgjedhjet mbetet në të moskontestuarit e tyre, sic është bërë një traditë tashmë dhe që të bëhet kjo, sipas tij, duhet infrastruktura e duhur. Duke mbetur këtu, konkretisht në institucionin adap për administrimin zgjedhor, KQZ, ai tha se ky intitucion shënoi handikapin e parë që në nisje të punës lidhur me shpërndarjen e mandateve cfarë ngre dyshime lidhur me hapat që do të pasojnë më tej.“Askush smund të ketë ankesë në raport me performancën e jashtme të KQZ, problematika e parë lindi që në nisje të punës së saj me heqjen e mandateve nga jugu dhe shtimin e tyre në veri. Kjo është një pikëpyetje e parë që shtohet në raport me këtë institucion. Nuk është cështja e një fushate elektorale, ka të bëjë me numërimin e votave, në Shqipëri duhen 3 apo 4 javë të dalë rezultati zgjedhor. Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon ku rezultati izgjedhjeve mbetet i kontestueshëm, handikapi më i madh që ekziston në raport me marrëdhëniet me BE. Dyshimi mbetet që rezultati i zgjedhjeve të mos kontestohet. Nëse kjo rregullohet dhe ska më kontestime ju garantoj që Shqipëria e ka derën e hapur në BE. Mazhoranca ka filluar të luajë me qëndrimin e Hollandës, është më shumë se një shtet që ka artikuluar një qëndrim të tillë. Natyrisht përpara është një fushatë e gjatë dhe kjo është sfida jonë e përbashkët, sfida e opozitës” u shpreh Koja.Sa i përket koalicioneve, ai vlerëson se opozita është në kohën e duhur për të krijuar frontin me të cilin do të përballet në këto zgjedhje. Lidhur me mundësinë e afrimit të LSI me PS, Koja deklaron qartazi se diskutimi mbyllet pikërisht në mënyrën sesi janë përqasur këto parti, duke shtuar se është fakt që LSI është një parti e dytë në mazhorancën qeverisëse dhe nuk ka asnjë deklaratë apo sinjal nga ana e saj që jep të kuptohet se do ti bashkohet frontit të PS.“Dy janë momentet kryesore, srategjia elektorale me të cilën do dalë opozita dhe kjo po bëhet jo keq. Dhe së dyti strategjia e koalicionit dhe aleancave, jemi në kohën e duhur dhe sduhet humbur më shumë kohë. Unë kam hedhur tezën e dhimbjes së kokës që do ta kapë këtë koalicion pas marrjes së pushtetit lidhur me atë cfarë po lë pas kjo mazhorancë. Sfida më e madhe e jona nuk është ardhja në pushtet, por për ta mirëqeverisur këtë vend. Jemi në kohë për të instaluar këto aleanca që do ishin motivuese dhe korrekte ndaj njëri- tjetrit. Mendoj që ka një përgjegjësi politike adekuate. Asnjë nga partitë e mëdha nuk është shprehur publikisht mbi koalicionet, janë në të mirë të maksimalizimit të votës dhe mirëqeverisjes së vendit më pas, pasi asnjë parti nuk qeveris dot vetëm. Por kërkojnë kohën e vet, kërkojnë mirëkuptimin e kryetarëve të partive, por kjo sdo të thotë të jemi grindavecë, por as që aleatët të neglizhohen.Ne e dimë shumë mirë që PS është parti kryesore e një opozite, LSI është parti e dytë e kolaicionit qeverisës, ska cdiskutohet më , LSI ska deklaruar ndonjë qasje në këtë drejtim. Unë skam pasur kurrë këtë frikë, as xhelozi, nëse partitë politike sjanë thjesht fasada të kryetarëve të tyre skanë pse të tremben përballë elektoratit” tha më tej kreu i PSM.Pyetjes nëse vendi ynë është kamufluar nga numri i madh i partive dhe a duhet të jenë realisht kaq shumë, Koja u përgjigj:“Askush ska tagrin për të pranuar disa parti dhe për të eleminuar disa të tjera, kjo i takon sovranit. E rëndësishme është që një parti politike të jetë aktor dhe faktor politik në elektorat, janë zgjedhje ku do të testohen të gjitha partitë politike, janë të një rëndësie historike, në këto zgjedhje do tregojnë realisht peshën e cdo partie, do mundësojnë një rrotacion politik të domosdoshëm për shqiptarët”.Zoti .Koja komentoi dhe abstenimin e sotëm të PS për Adriatik Llallën, duke e argumentuar se nga pikëpamja e kandidaturës dekreti i Presidentit ishte tepër korrekt, por elementi kohor është antikushtetues. Megjithatë ai mbetet skeptik në faktin se zgjedhja e Llallës do ti japë zgjidhje problemit të korrupsionit, ku theksoi se ai luftohet në sistem, jo në një emër të përvecëm.