Ambasada e Katarit në Tiranë, festë për ditën ndërkombëtare

Ambasada e Katarit ka festuar për herë të parë në Shqipëri, ditën ndërkombëtare të shtet formimit të saj.Në cermoni morën pjesë personalitetet më të larta të vendit tonë, kryeministri Sali Berisha, ish presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu, Ministrat e vendit, si edhe personalitete të medias. Amabasada e Katarit theksoi marrëdhënien e fortë që ekziston mes dy vendeve dhe zgjerimin e këtij partneriteti.Marrëveshja e parë që u nënshkrua mes dy vendeve ishte tetori i vitit 2011, që përfshiu bashkëpunimin në mbrojtjen e investimeve, bashkëpunimin në fushën e turizmit, në kulturë, në shërbimet ajrore dhe shmangien e tatimit të dyfishtë.Edhe mundësitë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike, duke evidentuar hapësirat, që ekzistojnë për këtë bashkëpunim me interes reciprok, u theksun gjatë cermonisë nga Ambasada e Katarit.