Durrës, automjeti përplas këmbësorin, ndërron jetë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2012, 15:38
Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në lagjen nr.15, ku një automjet i cili drejtohej nga shteasi I.Potoja ka përplasur një këmbësor ndërsa kalonte rrugën, duke e plagosur rëndë.Shtetasi i plagosur, identiteti i të cilit nuk dihet ende është transportuar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, por si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë ku dhe ka ndërruar jetë në spital.Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.