Napoli ndalet, barazon 1-1 me Genoan
Nuk ka marrë pikë të plota përballë Genoas në Stadiumin “San Paolo”, sepse pranoi gol në fund të ndeshjes. Edhe pse Napoli pati epërsinë për një kohë të gjatë, ndeshja përfundoi barazim (1-1).Në gjysmën e parë, vendasit ishin mjaft të rrezikshëm në mbrojtje, por edhe mysafirët bënë paraqitje të mirë. Kur skuadrat shkuan në pushim, vendasit avanconin me një gol.Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, realizoi pas angazhimit të mesfushorit Marek Hamsik (18').Edhe në pjesën e dytë, napolitanët luajtën mirë, por nuk ishin të efektshëm përpara portës. Mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin përmes Emanuele Calaio (84').Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje.Napoli është në vend të tretë në tabelë me 51 pikë, 15 më pak se lideri Juventus.Më herët, Parma dhe Fiorentina kanë barazuar (2-2) në një takim ku pati tre kartonë të kuq.