Dortmund mund Zenitin, pranë cerekfinales

Borusia Dortmund ka hedhur një hap të rëndësishme për t kaluar në cerekfinale të Ligës së Kampioneve. Verdhezinjtë mbrëmë arritën të triumfojnë 4-2 në transfertë ndaj Zenitit. Ekipit të Klopp ju deshën vetëm 5 minuta për të arritur një avantazh të dyfishtë.Në minutën e 4, Dortmundi kaloi në avantazh pas një gabimi të mbrojtjes vendase ku Mikitarian u tregua I gatshëm për ta ndëshkuar. Pas vetëm një minute ekipi i Spaletit do të pësonte edhe golin e dytë. Autori I golit të parë, armeni Mikitarjan hedh një krosim në zonë atje ku Reus do të realizonte golin e dytë. Deri në fundin e pjesës së parë rezultati do të mbetej në shifrat 2-0. Fraksioni I dytë I ndeshjes do të ishte shumë më I bukur se I pari duke sjell edhe katër gola të tjerë. Vendasit do të këmbëngulnin më shumë duke gjetur fillimisht shtyllën me Rondon dhe më pas golin me Shatov.Skuadra Gjermane do të reagonte menjëherë më Levandovskin që shënon vetëm pas katër minutash. Në minutën e 69 Zeniti fitoi një 11-metërsh I cili u kthye në gol nga Hulk që lëshoi një goditje shumë potente. Dortmundi nuk do tu lejonte asnjë shans vendasve të vazhdonin të shpresonin teksa do të shënonin sërish me Levandovskin I cili mori një asist nga talenti Reus. Deri në fund rezultati do të mbetej në këto shifra 4-3 , me skuadrën e Jurgen Klopp që thuajse ka hedhur një këmbë për në cerekfinalen e këtij sezoni.