Chavez shënon fluturimthi nga mesfusha, Gol i pabesueshëm!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2014, 10:32
Është legjitime të mendosh se me këtë gjuajtje të mrekullueshme, mbrojtësi i Cruz Azul Rogelio Chavez nuk kërkonte golin. Është minuta e 89 e ndeshjes dhe futbollisti mendon të largojë topin sa më larg zonës së tij, duke parë që skuadra po fitonte 2-1 përballë Queretaro.Por një filmim amator, pikërisht pas kurrizit të Chavez, ngjall disa dyshime pasi duket se mbrojtësi kërkon pikërisht portën. Parabola e tij, e shoqëruar jo me shumë shpresa, surprizon portierin kundërshtar dhe përfundon në rrjetë.3-1 dhe tifozët shpërthejnë në festë.